Gjatë natës janë dëmtuar dy skulptura që janë të vendosura në parkun e Korçës.
Konkretisht janë dëmtuar skulpturat e bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut.
Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga vandalizmi.
Konstatimi është bërë nga nga punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike. Policia ka nisur hetimet.
Pak ditë më parë në Tiranë u dëmtua busti dhe varri i Mid’hat Frashërit.