-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky përgatit popullsinë për “më të keqen”

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se ukrainasit duhet të përgatiten për më shumë sulme raketore ruse. Ai shtoi se mbrojtja ajrore e vendit dhe institucionet shtetërore po përgatiten gjithashtu për më shumë sulme.

“Të gjithë duhet të përgatiten. Kushtoni vëmendje sirenave, ju lutem”, tha ai.

Duke folur për situatën në vijën e frontit, Zelensky tha se Bahmuti dhe Kremina janë zona që kërkojnë forcë dhe përqendrim maksimal.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet që kanë në dispozicion për të avancuar”, tha ai.

Ushtria ukrainase duke sulmuar caqet ruse në Bahmut më 24 dhjetor 2022.

Më 27 dhjetor Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase tha se rusët kanë nisur sulme të reja ndaj qyteteve në lindje të Ukrainës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit