Shtyhet vendimi për Ardian Çapjan dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqiraj në Elbasan.
Sot pritej pretenca, por mungesa e avokatëve e ka shtyrë seancën më 18 janar 2023, në orën 12:00. Kjo është hera e dytë që avokati i Çapjas nuk paraqitet në gjyq. Çapja rrezikon deri në burg përjetë për shkak të akuzave të rënda.
Akuzat ndaj Ardian Çapjas u ngritën mbi bazën e dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.
“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin” dëshmoi ndër të tjera Leku në momentin që vendosi që të bashkëpunonte me drejtësinë.