Trajneri i cili sapo ka marrë postin në Aston Villas, Unai Emery po kërkon sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.
Emery shpreson ta ketë sulmuesin e Mallorcas në skuadër pas shpërthimit të tij në Spanjë gjatë këtij vitit.
Sipas “Calciomercato”, Aston Villa duhet të paguajë 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e sulmuesit kosovar.
Nga shitja e Muriqit do të përfitonte edhe Lazio, prej ku edhe u transferua te Mallorca në verë.
Sulmuesi 28-vjeçar me Mallorcan ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa në 12 ndeshje të sezonit aktual ai ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar një herë.
Para pak ditësh është raportuar se edhe Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë shprehur për sulmuesin.