-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dirigjimi nga Beogradi! Kreu i Listës Serbe: Vuçiç më tha që tani të hiqen barrikadat

Kryesoret

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç u shpreh se ka biseduar me preisdentin e Serbisë, Aleksander Vucic pas lirimit të Dejan Pantic. Goran Rakiç ka thënë për “Pink Tv” se nga Vucic kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”.

“Pas këtij takimi do të bisedojmë me njerëzit tanë në Kosovë. Kemi marrë lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiçit, Nedeljkoviçit dhe personave të tjerë të arrestuar. Kemi lexuar garancitë e BE-së dhe SHBA-së se nuk do të ketë arrestime të njerëzve. Duke marrë pjesë në protestat paqësore të shkaktuara nga terrori i Kurtit. Kemi marrë garanci të reja nga KFOR-i se nuk do të ketë dislokim të Forcaës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës”, tha ai për TV Pink.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe pasi KFOR ka lëshuar një komunikatë ku ka sqaruar se ushtria serbe duhet ta njoftojë KFOR-in nëse do t’ia frohet Kosovës më pak se 1 kilometër dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës në veri mund të vendoset vetëm me miratimin paraprak të KFOR-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit