-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoti i reagon Kurtit pas zhvillimeve të fundit: Ju nuk dini të mbani shtet, dini veç të shani

Kryesoret

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar pushtetin në lidhje situatën në veri të vendit.

Ai u shpreh se barrikadat po i largojnë të huajt.

Hoto gjithashtu shtoi se po mbahen konferenca për media në Prishtinë e fjalime në FSK, duke lënë të nënkuptohet se e ka fjalën për Kurtin e Osmanin, pasi i pari mbajti konferencë, ndërsa e dyta mbajti fjalim në FSK.

Deputeti i LDK-së i rikujtoi Qeverisë që nuk e dërguan Pantiçin në objektin e paraburgimit.

Hoti tha se Kurti di vetëm të shaj, por jo të mbaj shtet.

“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së. Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar ish-kryeministri./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit