Sipas një vendimi të nënshkruar nga ministri italian i Shëndetësisë, Horatio Scilazzi të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në Itali nga Kina do t’i nënshtrohen një testi të detyrueshëm për corona virusin.
Masa u cilësua e nevojshme pas heqjes së papritur të masave për Covid-19 në Kinë dhe shtimit të rasteve. Autoritetet duan të zbulojnë çdo mutacion për të mbrojtur banorët.
Në dy ditët e fundit janë kryer teste vullnetare në Milano.
Në dy fluturimet e para 38% dhe 52% e pasagjerëve rezultuan pozitivë.