-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kremlini mbështet Serbinë, mohon nxitjen e tensioneve në Kosovë

Kryesoret

Kremlini u shpreh sot se mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur serbët në veri të Kosovës por mohoi akuzat e Prishtinës se Rusia në njëfarë mënyre po nxiste tensionet në një përpjekje për të mbjellë kaos në Ballkan.

Serbët në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë ngritën barrikada të reja të martën, disa orë pasi Serbia tha se kishte vënë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve.

I pyetur në lidhje me deklaratat e ministrit të Brendshëm kosovar, Xhelal Svekla tha se Serbia nën ndikimin rus synon të destabilizojë Kosovën duke mbështetur serbët e Kosovës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte “gabim” të kërkohej për një ndikim të dëmshëm rus.

“Serbia është një vend sovran dhe është absolutisht e gabuar të kërkosh ndikimin shkatërrues të Rusisë këtu,” vuri në dukje Peskov.

“Serbia është një vend sovran dhe natyrisht mbron të drejtat e serbëve që jetojnë aty pranë në kushte kaq të vështira dhe natyrisht reagon ashpër kur këto të drejta shkelen”, shtoi Peskov.

“Duke pasur marrëdhënie shumë të ngushta aleance, marrëdhënie historike dhe shpirtërore me Serbinë, Rusia po monitoron me shumë vëmendje se çfarë po ndodh, si po respektohen dhe sigurohen të drejtat e serbëve”, theksoi gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit. “Dhe sigurisht që ne mbështesim Beogradin në veprimet që po ndërmerren ”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit