Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar pasi sot ka qenë në një drekë me grupin e Berishës.
Dreka e organizur nga Xhelal Mziu dhe ish deputeti Rexhep Uka mblodhi disa deputetë nga të dyja grupimet në PD teksa u përfol edhe si një bashkim mes tyre.
Por Bardhi në rrjete sociale shkruan se kjo po keqpërdoret politikisht dhe është një akt dëshpërimi.
Reagimi i Bardhit:
Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat