Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg pa afat agresorin, Gert Shehu që qëlloi me grusht Sali Berishën në protestën e 6 Dhjetorit në Tiranë.
“Dua të iki në shtëpi. Jam djalë i vetëm. Më lini të iki në shtëpi, dua të marr ilaçet” mësohet se ka deklaruar vetë Shehu në gjykatë.
Edhe avokati i të riut kërkoi një masë më të butë sigurie, arrest shtëpie ose shtrim në spitalin psikiatrik duke pretenduar se vuan nga problemet mendore.
Por në fund Apeli nuk i mori në konsideratë pretendimet duke e lënë në qeli.