Dy të mitur të akuzuar për përdhunimin e një studenti 15-vjeç nga Ilioni u lanë dje në burg ndërsa autoritetet po hetojnë mundësinë që pas videove horror të jetë një shqiptar.
Deri më tani, pesë nga tetë të rinjtë janë arrestuar, ndërsa i gjashti është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare. P
Pritet që për të miturin e paraqitur vullnetarisht në polici të lëshohet një urdhër-arresti ndërsa rezulton u zhdukur një 15 vjeçar shqiptar.
“Protothema” raporton se shqiptari dyshohet se ka pasur idenë që të rinjtë po regjistrojnë aktet dhe sipas informacioneve është arratisur jashtë Greqisë. Policët po shqyrtojnë edhe rolin e katër vajzave. Në dëshminë e tij, 15-vjeçari është shprehur se tre vajzat 15-vjeçare dhe 14-vjeçarja nuk kanë pasur ndonjë rol të caktuar.