-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prençi tradhton Berishën me Alibeajn! Prezantohet kandidati në Kamzë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Kamzës, Bilbil Bajraktari. Deputeti demokrat që udhëheq grupin e copëtuar tha duhet të “bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet”, por nga anë tjetër në Kamëz nxori kandidat tjetër duke mos mbështetur Arjan Hoxhën, që fitoi në primaret e Sali Berishës. Grupit të Alibeajt i është bashkuar edhe Shemsi Prenci, ish-kandidat në primaret e Sali Berishës.

“Takim i ngrohtë dhe miqësor me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin. Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet.

Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari. Kryefjalë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë është papunësia, mungesa e investimit dhe rendit publik.

E sidomos plaga më e madhe mbetet shpopullimi. Familjet janë të përgjysmuara, e ato që kanë mbetur, janë të pashpresa. Jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz” tha ai. Pjesa e grupit të PD-së, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj do të dalë në zgjedhje me kandidatët e vetë ashtu si Berisha duke shkuar drejt një “6 Marsi” të dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit