Anëtarit të kryesisë së Partisë së Lirisë, Edmond Panariti në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se ulliri është një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë dhe fermerët duhet të sunveceniohen.
Rreth 12 milionë rrënjë ullinj janë një pasuri e jashtëzakonshme e vendit.
Një nga arritjet monumentale të bujqësisë shqiptare, janë kurora e gjelbër e Shqipërisë dhe një vlerë e jashtëzakonshme prodhuese, monetare dhe ushqimore për ne dhe për eksport.
Ushqehen 120 mijë familje fermere!
Sigurohen afër 4 litra vaj për frymë
Ta inkurajojmë jo vetëm me promovim por edhe me instrumenta fiskalë.Ullinjtë tanë janë integruar natyrshëm në peisazhin natyror të vendit dhe një element i qëndrueshëm i ekosistemit dhe ajo që është më e rëndësishme mbi 80 përqind e ullinjve tanë janë autuktonë ,endemike dhe me vlera të jashtëzakonshme dhe unike.
I tillë është Kalinjoti, krypi i Beratit, bardhi i Tiranës, krypsi i Elbasanit, mixan dhe Himara , kokër madhi i Beratit
Nuk duhet lejuar shpërdorimi i këtij prodhimi të mbarë dhe të bollshëm i vajit tonë të ullirit.
Së pari duhet të mbështeten fermerët financiarisht në ruajtjen dhe magazinimin e shpejtë dhe cilësor të vajit të prodhuar.
Të depozituar në kontenierë cilësorë të standardeve Evropiane të cilat shteti duhet t’ua vërë në dispozicion prodhuesve.
Propozoj që ruajtja dhe magazinimi i vajit të prodhuar të subvencionohet me pagesë fikse deri në 18 muaj, derisa tregu të stabilizohet nga mbioferta dhe produkti të tregtohet dhe evadohet kur pas disa muajsh të ketë uri tregu.
Të rivendoset subvencioni deri në 100 lekë për litër në dorëzim, për prodhuesit e mëdhenj dhe subvencioni për çdo pemë ulliri prodhuese për fermerin e vogël.