Sistemi jonë diellor do të “japë shfaqje” për fanatikët e hapësirës këtë javë. Të shtatë planetët do të jenë të dukshëm në qiellin e natës.
Venusi, Mërkuri, Saturni, Jupiteri dhe Marsi të gjithë mund të shihen sipas radhës me sy të lirë duke nisur nga horizonti jugperëndimor dhe duke lëvizur drejt lindjes.
Megjithatë, Urani që ndodhet mes Marsit dhe Jupiterit dhe Neptunit që ndodhet mes Saturnit dhe Jupiterit, mund të shihen me dylbi ose me teleskop.
Të shtatë planetët do të duken në qiellin e natës si pika të vogla drite për ata që do t’i shohin në hemisferën veriore.
Sonte ata shfaqen vetëm 1.5 gradë larg njëri-tjetrit dhe arrijnë në lidhjen, pikën e tyre më të afërt – më 29 dhjetor në orën 22:00. Këta dy planetë nuk do të jenë më kaq afër me njëri-tjetrin deri në vitin 2024.