-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shpall fajtore për mbi 10 mijë vrasje në kampin nazist, 97-vjeçarja apelon dënimin!

Kryesoret

Ish-sekretarja e kampit të përqendrimit nazist do të apelojë dënimin e saj. 97-vjeçarja Irmgard Furchner u shpall fajtore javën e kaluar për bashkëpunim në 10,505 vrasje në kampin Stutthof gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo u dënua gjithashtu si bashkëpunëtore për tentativë vrasje në pesë raste dhe u dënua me dy vjet me kusht. Por Furchner ka thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës shtetërore Itzehoe.

Sipas ligjit gjerman, kushdo që ka ndihmuar kampet naziste të vdekjes dhe kampet e përqendrimit të funksionojnë mund të ndiqet penalisht si ndihmës i vrasjeve të kryera atje.

Furchner ishte sekretare e komandantit të kampit Stutthof pranë Danzig-tani qyteti polak i Gdanskut- midis qershorit 1943 dhe prillit 1945.

Por avokatët mbrojtës kanë argumentuar se ajo nuk dinte për vrasjet sistematike në kamp dhe se nuk kishte prova të qëllimit siç kërkohet për përgjegjësinë penale.

Gjykatësi i gjykatës Itzehoe kishte gjetur se ishte “e paimagjinueshme” që Furchner të mos dinte për vrasjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit