-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uzbekistan/ Të paktën 18 fëmijë kanë vdekur pasi konsumuan shurup gripi

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit njoftoi sot se të paktën 18 fëmijë kanë vdekur pasi iu dha një shurup medikamentoz nga kompania farmaceutike indiane Marion Biotech Pvt Ltd.

Sipas ministrisë 18 nga 21 fëmijët të cilëve iu dha shurupi Doc-1 Max sepse kishin probleme akute të frymëmarrjes vdiqën.

Në faqen e internetit të kompanisë ky shurup është renditur si një trajtim për simptomat e ftohjes dhe gripit.

Një grumbull i shurupit përmbante substancën etilen glikol, e cila është toksike sipas ministrisë.

Shurupi u importua në Uzbekistan nga Quramax Medical LLC.

Shurupi u jepej fëmijëve në shtëpi pa recetë mjekësore qoftë nga prindërit ose me këshillën e farmacistëve në doza më të mëdha se ato të lejuara për ato mosha.

Nuk është ende e qartë nëse të gjithë apo ndonjë nga fëmijët kanë konsumuar shurup nga grupi i dyshuar apo nëse kanë marrë një dozë më të lartë se normale ose të dyja.

Një burim qeveritar në Indi tha se ministria e shëndetësisë e vendit po shqyrton çështjen.

Të martën, India filloi inspektimet e disa fabrikave farmaceutike në të gjithë vendin për të siguruar që standardet e larta të prodhimit të barnave janë duke u ndjekur.

Në fillim të vjeshtës, në Gambia të paktën 70 fëmijë vdiqën pasi iu dhanë shurupe nga kompania farmaceutike indiane Maiden Pharmaceuticals Ltd sipas autoriteteve të vendit afrikan.

Megjithatë qeveria indiane dhe kompania mohojnë se industria farmaceutike është përgjegjëse për vdekjet.

Në Uzbekistan, ministria e shëndetësisë tha se pushoi 7 punonjës për “neglizhencë” pasi dështoi të analizonte vdekjet e fëmijëve në kohë dhe të ndërmerrte veprimet e duhura.

Ai shtoi se ato ishin të imponuara masa disiplinore ndaj disa ekspertëve pa specifikuar se çfarë roli kishin këta “ekspertë”.

Autoritetet tërhoqën gjithashtu pilulat dhe shurupet Doc-1 Max nga të gjitha farmacitë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit