-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie çmimi i naftës në bursë/ Po bordi çfarë po pret?

Kryesoret

Çmimet e naftës ranë të enjten, pasi rastet në rritje të Covid në Kinë ulen pritshmeritë për një rikuperim të kërkesës për karburant nga konsumatorin e dytë më të madh i naftës në botë.

Vala e fundit në Kinë dhe dyshimet mbi të dhënat zyrtare nxitën një sërë vendesh të miratonin rregulla të reja udhëtimi për vizitorët kinezë, edhe pse Kina ka nisur të rishikoje masat tejet rigoroze të bllokimeve dhe testimeve.

Kontratat e naftës Brent për muajin shkurtit ranë me 42 cent, ose 0.5%, në 82.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Amerikane ra me 50 cent, ose 0.6%, në 78.46 dollarë për fuçi

Tregjet e naftës u goditën gjithashtu nga një rritje tjetër e normës së interesit në Shtetet e Bashkuara, pasi Rezerva Federale përpiqet të kufizojë rritjen e çmimeve.

Ndërsa në vendin tonë prej rreth dy javësh Bordi i Transparencës nuk është mbledhur për të diskutuar për uljen e çmimit të naftës. Aktualisht në vendin tonë nafta shitet me 199 lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit