Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell është shprehu për situatën në veri të Kosovës, ku kanë nisur heqja e barrikadës. Ai tha se diplomacia çoi në ulje të tensioneve dhe se është koha për një progres urgjent në procesin e dialogut.
“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Një punë e madhe ekipore e BE-së, SHBA-së dhe KFOR-it. Faleminderit të gjithë atyre që u përfshinë. Tani kemi nevojë për progres urgjent në dialog”, ka shkruar Borrell.
Diplomacy prevailed in de-escalating tensions in north Kosovo. Violence can never be a solution.
Welcome responsible leadership of President Vučić & Prime Minister Kurti.
Great EU, US & @NATO_KFOR teamwork. Thanks to all involved!
We now need urgent progress in the Dialogue.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 29, 2022