-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishin kundër fejesës, fisi bën “të vdekur” shqiptaren dhe të riun maroken

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Biancavilla në Itali. Një sulm mes 10 personave përfshirë këtu familjen e një 18-vjeçareje shqiptare dhe një 21-vjeçari maroken.

Familjarët e shqiptares kanë refuzuar fejesën e kësaj të fundit me të riun nga Maroku.
Një mbrëmje teksa çifti kishin dalë për xhiro kanë hasur në rrugë një të afërmin e vajzës dhe gruan tij. Menjëherë shqiptarët kanë nisur që të fyejnë çiftin.

Në këtë moment, vajza, në tentativë për të zbutur gjakrat i është afruar familjarëve të saj dhe ka kërkuar që të ndalojnë. Por ajo është dhunuar nga gruaja, e cila i ka tërhequr flokët dhe e ka goditur me shuplakë. I njëjti fat edhe për të riun maroken.

Gjatë përleshjes janë shfaqur nga hiçi të tjerë familjarë të shqiptarëve, përfshirë një 32-vjeçar, i cili ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe një 37-vjeçar që ka gjuajtur çiftin me shishe birre.
Atje kanë shkuar të afërm të tjerë shqiptarë. Një 67-vjeçar, baba i gruas 43-vjeçare, dhe djali i tij 23 vjeç.

Ata kanë dhunuar jo vetëm të renë, por edhe nënën e saj. Pas ndërhyrjes së karabinierëve u bë e mundur shuarja e sherrit. Ndërkohë, 67-vjeçari, 37-vjeçari dhe 32-vjeçari janë larguar me shpejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit