Liverpooli ka fituar garën për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit holandez, Cody Gakpo.
Holandezi iu bashkua gjigantit anglez për 42 milionë euro nga PSV Eindhoven pas një sezoni fantastik.
Gara për të nënshkruar me Gakpon ishte e madhe pasi interesim për të kishin shprehur edhe Manchester United, Arsenal, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona.
Megjithatë ka qenë vet sulmuesi që ka zbuluar edhe njeriun që ndikoi për transferimin e tij në Anfield.
Dhe ai që ndikoi në vendimin e holandezit ishte qendërmbrojtësi, Virgil Van Dijk.
“Unë dhe Van Dijk kemi biseduar shumë në telefon gjatë ditëve të fundit. Ai më tha se zgjedhja e Liverpoolit është lëvizja e duhur që të zhvillohem dhe të bëhem një lojtar më i mirë”.
“Klubi është madhështor, ne jemi si familje. Ky aspekt ka shumë rëndësi, pasi unë jam një tip familjar. Virgil më tregoi vetëm gjëra të bukura në lidhje me Liverpoolin”, deklaroi sulmuesi holandez.
Van Dijk është një nga futbollistët kryesorë të The Reds dhe sigurisht që fjalët e tij kishin shumë peshë në zgjedhjen e Gakpos.