Kryeministri Edi Rama ka uruar Benjamin Netanyahu për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër i Izraelit, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti.
“Urime Bibi @netanyahu në mandatin tuaj të 6-të si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën! Dhe uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Rama.
Congratulations Bibi @netanyahu on your new term as leader of Israel. I very much hope that your wisdom and great experience will serve as a big added value not only for Israel,but the Middle East and Europe too! I wish that you will finally keep the promise to visit Albania:-) pic.twitter.com/frx6XNPQYL
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022