-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhoqi zvarrë gruan e prangosur, hiqet nga puna polici amerikan

Kryesoret

Departamenti i Policisë Tampa në Florida, SHBA ka njoftuar pushimin nga puna të një oficeri policie pasi tërhoqi zvarrë një grua të prangosur në paraburgim.

Ngjarja ndodhi më 17 nëntor kur oficeri i policisë, Gregory Damon arrestoi një grua që po flinte jashtë një shtëpie dhe nuk pranoi të largohej.

E njëjta grua u arrestua nga i njëjti polic për sjellje të ngjashme në tetor.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gruaja refuzon të zbresë nga makina e patrullës kur ajo mbërriti në komisariat dhe i bërtet oficerit “Dua të më tërheqësh”.

Më pas shihet Damon duke e kapur për krahu, duke e hedhur në dysheme.

Më pas ai e tërheq zvarrë nëpër garazh.

Ajo që ka rënduar në vendim ka qenë fakti se punonjësi i policisë jo vetëm që nuk ka mbajtur gjakftohtësinë, por gjatë arrestimit ka bërë komente fyese ndaj gruas që kishte arrestuar.

Polici tashmë i pushuar nga puna është punësuar në komisariat në gusht 2016.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit