Mesfushori katalanas, Franck Kessie mund të largohet nga Barcelona vetëm pas 6 muajsh qëndrimi në klub.
Edhe pse drejtuesit e gjigantit katalunas javë më parë kanë bërë me dije se mesfushori luftarak nuk do të largohet nga “Camp Nou” gjatë janarit gjithçka është e mundur tashmë.
Mediumi “Onda Cero” raporton se ekipi anglez, Tottenhami është i interesuar për transferimin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.
Trajneri i Tottenham, Antonio Conte e vlerëson shumë ish-futbollistin e Milanit, të cilin e sheh si mesfushorin ideal të ekipit të tij për pjesën e dytë të sezonit.
Spurs është gati të shpenzojë 15 milionë euro për ta blerë kartonin e Kessie, të cilin Barça e mori pa para pasi atij i skadoi kontrata me Milanin verën e kaluar.
Ish-futbollisti i Atalantas nuk arriti të linte gjurmë në “Camp Nou” në pjesën e parë të sezonit dhe e ka shprehur pakënaqësinë e tij për minutazhin e vogël të ofruar nga trajneri katalanas, Xavi Hernandez.