-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia “dënon” politikanët francezë që morën pjesë në protestën kurde

Kryesoret

Turqia dënoi sot pjesëmarrjen e politikanëve francezë në një demonstratë në Paris kundër vrasjes së tre kurdëve, në një tubim ku protestuesit shpalosën flamujt e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).

Përleshjet shpërthyen javën e kaluar midis policisë dhe protestuesve kurdë të zemëruar për vrasjen e tre anëtarëve të komunitetit të tyre në një sulm me armë të premten.

Disa protestues mbanin flamuj të PKK-së, të cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, BE dhe SHBA, si dhe postera të liderit të tyre të burgosur, Abdullah Ocalan.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu protestoi kundër tubimit në një bisedë që pati me homologen e tij franceze, Catherine Colonna, njoftoi Ministria e Jashtme turke.

“Ministri Çavuşoğlu theksoi se është e papranueshme që politikanët francezë të marrin pjesë në demonstrata ku valojnë flamujt e organizatës terroriste PKK. Ai theksoi se Franca nuk duhet të lejojë aktivitete të tilla”, tha ministria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit