-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohen për shpërdorim detyre, gjykata lë të lirë 3 zyrtarët në Lezhë

Kryesoret

Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjeter Toni dhe 2 vartësit e tij të arrestuar në muajin qershor me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për drejtorin e ADZM Pjeter Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për një masë më të butë ndaj tre zyrtareve të vënë nën akuzë, me argumentin se nuk përbëjnë rrezik largimi dhe prishje të provave.

Hetimet në lidhje me rastin nisen bazuar në informacionet e siguruara se në zonën e mbrojtur “Laguna Kune-Vain” po kryhej veprimtari e paligjshme”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit