-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm ri për Covid? Mjeku Alimehmeti te “5pyetjet.al”: Këtu po bën kërdinë gripi i derrit

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Në 24 orët e fundit 30 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë, nga 470 testime të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 13 persona janë shëruar, ndërkohë që rastet aktive janë 197. Por si rrufe në qiell të hapur doli Komiteti i Ekspertëve.

Pas shumë muajsh u mblodh dhe vendosi që të mos marrë masa për qytetarët që udhëtojnë nga Kina në drejtim të vendit tonë, pavarësisht rritjes së ndjeshme të rasteve të reja në vendin aziatik.

Qytetarëve u bëhet thirrje për të marrën dozën e tretë të vaksinës ata që më herët kanë bërë dy dozat e tjera. Pyetja që shtrohet është se përse u mblodh Komiteti, kur në fakt “derën” Kinës nuk ia mbylli?

Për mjekun e njohur, Ilir Alimehmeti gjithçka është narrativë politike. Në një prononcim për “5pyetjet.al” ai shpjegoi rritjen e rasteve në Kinë dhe “reaksionin” te Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri.

Tek ne është krijuar imuniteti kolektiv, nuk ka lidhje fare. Këta nuk duan me e pranuar, kanë narrativën politike. Kaq! Ky muhabet ka mbaruar. Normale që Kina do të ketë rritje rastesh se ka tre vite mbyllur dhe i hapi në mes të dimrit dhe u shtuan rastet.

Por vala ka rënë. Kjo është thjeshtë narrativë politike, që ta mbash mendjen këtu. Kur nuk ke raste, për çfarë mblidhesh? Mund të mblidhesh për arsye, por fakti që e bën publike. Tani e gjeti me u mbledhur për vitin e ri? Arsyen e kuptoni vetë.

Që të nxjerrë përfundimi vendi ynë në një vend (Kina) që nuk futet as OBSH, kjo është qesharake. Gjëra të tilla me shifra kaq të vogla nuk kanë përse se bëhen publike.

Në Shqipëri ka 40 vdekje ditore me infarkt në zemër dhe tru, nuk flet njeri për këto, 10 vdekje nga kanceri, as për këto nuk flet njeri. Është narrativë komplet tjetër” tha ai.

Ai ngriti një tjetër alarm, që lidhet me gripin e derrit. “Shqipëria është e mbushur me gripin e derrit, qamet, ka edhe vdekje, por nuk ka qejf me folur komiteti për këto gjëra, linë e majmunëve, apo fruthin” tha ai te “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit