-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media greke: BE-ja dhe SHBA-ja siguruan lirinë në veri të Kosovës

Kryesoret

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen edhe të mediave greke. Ato kanë shkruar se KFOR i është kthyer misionit dhe po patrullon në zonën e veriut, për të shmangur incidente të tjera.

Shkrimi i plotë i Prothotemës

Serbët e veriut të Kosovës i kanë hequr barrikadat nga arteriet qendrore rrugore dhe prej mesditës së sotme kanë filluar të funksionojnë edhe pikat kufitare me Serbinë qendrore “Jarinje” dhe “Bërnjak” të cilat ishin të mbyllura që nga 10 dhjetori. Me përfundimin e bllokadës së rrugëve, automjetet ushtarake të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare, KFOR-it filluan të patrullojnë rregullisht në veri të Kosovës.

Situata është e qetë dhe jeta po i kthehet normalitetit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media, të premten ka deklaruar se ka marrë garanci nga aktori ndërkombëtar se nuk do të ketë ndjekje penale ndaj atyre që kanë marrë pjesë në bllokadat e rrugëve, si dhe se forcat speciale të policisë do të të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Serbët bllokuan rrugët me barrikada në veri të Kosovës më 10 dhjetor për të protestuar kundër arrestimit të ish-policëve të tjerë të akuzuar për terrorizëm.

Kriza arriti në prag të konfliktit të armatosur kur Serbia vuri në gatishmëri forcat e saj të armatosura të hënën, më 26 dhjetor. Dy ditë më vonë pas një ndërhyrjeje të përbashkët të BE-së dhe SHBA-së që garantonte sigurinë e popullatës serbe, serbët e Kosovës në konsultim me Beogradin vendosën t’i japin fund bllokadës së rrugëve dhe të tërheqin barrikadat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit