Modelja Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të dytë. Vetë modelja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me një buqetë me lule, që me sa duket i kanë shkuar në spital për ta uruar për të bijën.
Disa kohë më parë modelja ka qenë e ftuar në një intervistë ku dhe ka folur më shumë për periudhën e shtatzënisë së saj të parë si dhe ka dhënë më shumë detaje përsa i përket jetës së saj personale.
Aurela tregoi një ndër arsyet pse nuk kishte postuar foto gjatë shtatzënisë.
“Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”- tha ajo