Mes fushori argjentinas, Enzo Fernandez është një nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në Evropë.
Shkëlqimi në vitin e tij të parë në Evropë me fanellën e Benficas si dhe ndeshjet në Kampionatin Botëror kanë bërë top klubet evropiane të vihen pas tij.
Real Madrid, Liverpool, Manchester United, Chelsea, PSG e Bayern Munich janë top klubet evropiane që janë në kërkim të yllit të ri argjentinas.
Raportimet e fundit nga Anglia theksojnë se Enzo ka pranuar kalimin në Stamford Bridges.
21-vjeçari ka pasur bisedime me Chelsean dhe i pëlqen ideja të luaj në Premier League madje i ka dhënë një ‘po’ propozimit nga The Blues.
Ndërkohë tani dy klubet janë në bisedime të avancuara, pasi kërkojnë të gjejnë një marrëveshje për lojtarin.
Presidenti i Benficas ka pranuar se nëse paguhet klauzola e lojtarit prej 120 milionë eurove, ai mund të largohet në janar nga futbolli portugez.