Ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka nënshkruar një kontratë 75 milionë dollarësh në vit me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al Nassr. Lajmi u raportua nga media “Al Arabya”.
Media gjithashtu zbulon se kontrata është firmosur për dy vjet e gjysmë, duke shtuar se Al Nassr do të shpallë marrëveshjen pas një ndeshjeje jashtë të shtunën kundër Al Khalej.
Al Nassr është një nga klubet më të suksesshme në Arabinë Saudite, duke u kurorëzuar nëntë herë fitues i ligës më të mirë të vendit, me triumfin e tyre më të fundit në vitin 2019.
Si në vitin 2020 ashtu edhe në vitin 2021, ekipi fitoi Superkupën e Arabisë Saudite dhe aktualisht drejtohen nga francezi Rudi Garsia, i cili më parë ka drejtuar Romën, Marsejën dhe Lionin.