Paraditen e sotme ka dalë para gjykatës së Korçës për njohjen me masën e sigurisë Viola Sterjo, e arrestuar tre ditë më parë për mashtrim. Gjykata e la në burg pa afat.
“Jo sot, jo nesër”! Biznesmeni i dha “kafen”, drejtoresha mori milionat dhe u zhduk
Ish-drejtoresha në Ministrinë e Turizmit, Sterjo u denoncua nga disa qytetarë dhe biznesmenë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve u kishte marrë shuma të mëdha parash, mbi 340 mijë euro duke u premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR.
“Më mori 160 mijë euro”! Denoncimet, ja si ish-drejtoresha i “rropi” qytetarët
Vlerat varionin nga 2.2 milionë euro në 4.5 milion euro. Seanca për Sterjon që aktualisht ishte drejtoreshë Mjedisi në bashkinë e Tiranës u mbajt me dyer të mbyllura. Kamerat fiksuan vetëm momentin kur u fut në gjyq me kapuç në kokë dhe pranga në duar.