-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Thanë për Babagjyshin…

Kryesoret

Thanë për Babagjyshin…

Edi Rama
Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundësi që udhëtimi i Babagjyshit të jetë financuar me rubla ruse. Me paketën e madhe të dhuratave që do të nisë të shpërndahet brenda pak ditësh shqiptarët e kanë të qartë se kush është Babagjyshi i vërtetë!

Bajram Begaj:
Babagjyshi vjen dy herë në vit, me 24 dhe 31 dhjetor, me një perpikmeri ushtarake. Të gjitha institucionet, duke nisur nga unë i pari, siç e ka thënë dhe shef Edi, duhet të ndjekin shembullin e tij.

Sali Berisha:
Kam dosje me prova që do t’i bëj publike. Narkoshteti ka korruptuar Babagjyshin!

Lulzim Basha:
Babagjyshin e 2022 mos e zgjoni deri më 2032 se është lodhur nga rruga e gjatë dhe po fle.

Erion Veliaj:
Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin e jashtëzakonshëm që 2023 është shpallur për #Tir❤️nen viti i Babagjysheve! 85% e pensionistëve jetojnë në Tiranë! Krenar për secilin prej tyre! Çdo ditë të vitit do t’u shërbej supë gjithë babagjyshëve të planetit!

Ilir Meta:
Pa e thyer në mes Edi Ramën, nuk do ta kemi mes nesh Babagjyshin!

Petrit Vasili:
Nëse slita e babagjyshit do të punonte me karburant, ai nuk do të mbërrinte këtu kurrë për shkak të bordit të korruptuar të Transparencës së shkollëpakut krimmadh.

Enkelejd Alibeaj!
Me mandatin legjitim dhe në cilësinë e përfaqësuesit të opozitës zyrtare euro-atlantike dëshiroj, jo për formalitet, por edhe si formalitet t’i uroj zyrtarisht dhe ngrohtësisht mirëseardhjen Vitit të Ri!

Xhelal Mziu:
Pas jehonës që pati ziafeti që shtrova te ferma UKA, shqiptarët nuk do flasin më për darkën, por për drekën e Vitit të Ri!

Belind Kelliçi!
Babagjyshi vjen me vonesë. Ka ngecur në trafik në Laprakë!

Bora Muzhaqi:
Babagjyshi është ose baba i gjyshit ose gjyshi i babës.

Elisa Spiropali:
Babagjyshi sado madhështor të duket, nuk i afrohet as majës së shpatës së Skenderbeut tonë!

Belinda Balluku:
Vitin tjetër Babagjyshi do të vij më shpejt se do të kalojë nga tuneli i Llogarasë.

Niko Peleshi:
Falë reformave të ndërmarra vitin e ardhshëm Babagjyshi do t’i shpërndajë dhuratat me drona Bajraktar.

Grida Duma
E mirëpres në studion e Top Story kolegun e nderuar Babagjyshin e Vitit të Ri! Jam e hapur për çdo pyetje!

Prokurorët e SPAK:
Akoma nuk kemi krijuar bindjen e brendshme që Babagjyshi ekziston.

Spartak Ngjela
Ju mendoni se është Babagjyshi?! He he he është i dërguari i FBI.

Artan Hoxha:
Babagjyshi është në fakt një nga çunat e Dubait që ka ardhur të riciklojë paratë e kokaines në Durrës!

Klodiana Lala:
I bëj thirrje SPAK- ut dhe policisë së shtetit të kontrollojë imtësisht pakot e Babagjyshi: sipas burimeve të mia, ai transporton kesh euro që vijnë nga grupet shqiptare të trafikut të drogës.

Alfred Cako:
Babagjyshi është mjekër Bardhi në rivalitet me illuminatet, me masonët dhe me grupin e Sionit.

Sazan Guri:
Për vendbanimin e Babagjyshit deri më tani thuhej se është nga fshati Rovaniemi, në Lapland, Finlandë. Nga pseudo shkencëtarë albanafobë. Sipas hulumtimeve rigorozisht shkencore te Akademise time, Babagjyshi është nga Zaloshnja e Tomorrices së Bardhë. Kushëri i parë me Thotin e Atlantidës.

Ermal Mamaqi:
Po ta kisha trajnuar unë, Babagjyshi do të vinte më herët!

Bes Kallaku:
Shyqyr që Babagjyshi nuk ka grua se do ta kishin ndarë 2022 herë!

Alketa Vejsiu:
Pa Vera Grabocken kjo magji do të ishte thjesht e pamundur!

Ardit Gjebrea:
E dini ushqimin e preferuar të Babagjyshit? Është banaking!

Blendi Fevziu:
Kam një pyetje të drejtpërdrejtë, por dua një përgjigje të sinqertë nga Babagjyshi: si shpjegohet që çdo vit vjen me një rregullsi që është krejt e pazakontë për Shqipërinë!

Adi Krasta:
Pres që këtë vit Babagjyshi të më sjellë dyfish dhurata sepse kam edhe pasaportën e Kosovës!

Ylli Manjani:
U bë rrumbullak 10 vjet që Babagjyshin del e pret me temena qeveria më e korruptuar në planet që nga koha e piramidave të Egjiptit? Kjo nuk ka fundshpinë ku të rrijë?! Po fare!

Fatos Lubonja:
Babagjyshi është thjesht një marionetë në duart e oligarkëve që e sjellin këtu çdo vit për të krijuar iluzionin e mirëqenies dhe lumturisë në një regjim kleptokratik që funksionon me devizën e lashtë romake: “pane ed circenses”

Artan Fuga
Le të festojmë mo se nuk te vret festa, por kur të na dalë pija do të kuptojmë që ose kemi ngrënë ushqim të tepërt ose tepricat që kemi në guzhinë nuk hahen më!
Analiza këtu më 31 dhjetor. Ora 00:00

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit