-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më shumë se 5000 faqe, publikohen deklaratat tatimore të Trump dhe Melanies

Kryesoret

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi të premten taksat e gjashtë viteve të fundit të ish-presidentit Donald Trump, duke hedhur më shumë dritë mbi të dhënat e tij financiare, që ai bëri përpjekje të mëdha për t’i mbajtur sekrete.

Ky është rezultat i një përpjekjeje shumë vjeçare të ligjvënësve demokratë për të mësuar më shumë rreth financave të manjatit të pasurive të patundshme, i cili shkeli traditën politike dhjetëra vjeçare, duke mos publikuar në mënyrë vullnetare informacionet lidhur me të ardhurat e tij në kohën kur ishte kandidat për president.

Taksat e bëra publike janë ato viteve 2015-2020. Bëhet fjalë për 2700 faqe të deklarimeve tatimore të Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump dhe më shumë se 3000 faqe të tjera të deklarimeve tatimore të bizneseve të tij.

Ligjvënësit demokratë të këtij komisioni, thanë se publikimi i tyre po bëhej në mbështetje të transparencës dhe sundimit të ligjit, ndërsa ligjvënësit republikanë thonë se publikimi është një precendent i rrezikshëm që kërcënon masat e mbrojtjes së privatësisë.

Publikimi i taksave të ish presidentit, bëhet vetëm disa ditë para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit