-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm grek mesazh Turqisë: Nuk tolerojmë askënd të vërë në dyshim sovranitetin tonë!

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias shpreh besimin se zhvillimet në Evropë pas pushtimit rus të Ukrainës përbëjnë tashmë një skenar shumë të ndryshëm, i cili kërkon vigjilencën e komunitetit europian dhe ndërkombëtar për t’u përballur me sfidat shumë serioze.

“Dhe pikërisht këto janë sfidat e revizionizmit që lidhen drejtpërdrejt me interesat tona kombëtare. Siç e tregova me tre vizitat e mia në Ukrainë pas pushtimit rus, narrativa specifike dhe mënyra specifike e të menduarit mund ta kthejnë rajonin e Mesdheut Lindor në një “fuçi baruti”, nënvizon Nikos Dendias.

Duke iu referuar Turqisë , Nikos Dendias thekson se Greqia po përballet me sifda të paprecedente, duke dhënë mesazhin se “nuk do të tolerojnë askënd që t’i vërë në dyshim sovranitetin”.

“Përsërisim se sovraniteti kombëtar dhe integriteti territorial i vendit tonë nuk janë objekt debati dhe nuk pranojnë as edhe dyshimin më të vogël” është shprehur Dendias.

Nikos Dendias shpalos synimet e politikës së jashtme greke dhe përshkruan sfidat për vitin 2023. “Politika e jashtme e vendit tonë është qeverisur nga parime gjatë gjithë kohës dhe është e ndërthurur me stabilitetin, sigurinë, respektimin e pavarësisë dhe integritetit territorial të shteteve, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare të detit” thekson Nikos Dendias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit