-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori peng policin dhe u arratis nga burgu, kush është i tmerrshmi i Vlorës?

Kryesoret

Reis Haxhiraj u ekstradua nga Greqia. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve shqiptare.

Haxhiraj ishte arratisur në vitin 2013 nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj, teksa ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 për një konflikt mes dyja palëve.

Reis Namik Haxhiraj nga Selenica e Vlorës u dënua për pengmarrjen e një polici dhe plagosjen e vëllait të tij. Ai e kishte kryer veprën penale në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha.

Të tre këta persona, në vitin 1998 në vendin e quajtur Izvor, të armatosur dhe të maskuar kanë rrëmbyer inspektorin e policisë, Yzedin Gucaj, si dhe kanë plagosur vëllain e tij, Dhimitër Gucaj.

Mësohet se i shumëkërkuari Reis Haxhiraj që nga koha kur kishte kryer rrëmbimin e deri në momentin e arrestimit, i fshihej drejtësisë në shtetin fqinj, Greqi.

Rrëmbeu policin, ekstradohet nga Greqia Reis Haxhiraj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit