-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 1700 gazetarë të vrarë gjatë dy dekadave të fundit

Kryesoret

Në botë janë vrarë 1668 gazetarë në periudhën 2003-2022 mesatarisht 80 në vit sipas të dhënave të publikuara sot nga organizata Reporterët pa Kufij.

Iraku dhe Siria konsiderohen si vendet më të rrezikshme për profesionin e gazetarisë.

Këto dy vende të shkatërruara nga lufta me gjithsej 578 gazetarë të vrarë vetëm në 20 vitet e fundit përfaqësojnë një të tretën e numrit të përgjithshëm të gazetarëve të vrarë në botë në këtë periudhë, përpara Meksikës (125), Filipineve (107), Pakistanit (93), Afganistani (81) dhe Somalia (78).

Burrat përfaqësojnë 95 për qind të gazetarëve të vrarë.

Në dy dekadat e fundit, vitet “më të zeza” ishin 2012 dhe 2013, me 133 dhe 142 gazetarë të vrarë, kryesisht shkaku i luftës në Siri.

Pas kësaj, ka pasur një qetësi graduale, e më pas shifra historikisht të ulëta që nga viti 2019.

Megjithatë, numri i gazetarëve të vrarë filloi të rritet sërish në vitin 2022, me 58 gazetarë të vrarë gjatë kryerjes së punës së tyre, krahasuar me 51 një vit më parë, si pasojë e luftës në Ukrainë.

 

Në Ukrainë, tetë gazetarë kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, duke iu shtuar 12 atyre që u vranë atje gjatë 19 viteve të mëparshme.

Kështu, Ukraina është në vendin e dytë për vendet më të rrezikshme për gazetarët në Evropë, pas Rusisë, ku 25 gazetarë u vranë në 20 vjet.

Me tetë gazetarë të vrarë, Franca është e katërta në listën e zezë në Evropë, pas Turqisë, për shkak të vrasjes së gazetarit të Charlie Hebdo në Paris në vitin 2015.

Në nivel global, megjithëse raportimi nga konfliktet e armatosura llogaritet për shumë vdekje, në 20 vitet e fundit më shumë gazetarë janë vrarë në zonat e paqes sesa në zonat e luftës, për shkak të hetimeve të tyre për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kontinenti amerikan (Meksikë, Brazil, Kolumbi, Honduras), ku ndodhen pothuajse gjysma e gazetarëve të vrarë në vitin 2022, po rezulton të jetë “padiskutim më i rrezikshmi për median sot”./ Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit