Një shpërthim ka ndodhur në një restorant në Turqinë perëndimore, duke vrarë të paktën shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë. Shpërthimi ndodhi të premten pasdite brenda një qebaptoreje në lagjen Nazilli të provincës Aydin.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë punëtorët e shpëtimit jashtë restorantit të dëmtuar, së bashku me ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.
Guvernatori i provincës Aydin, Hüseyin Aksoy, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu se pesë të plagosurit e tjerë ishin në gjendje kritike.
Tre prokurorë tani po hetojnë nëse shpërthimi ndodhi për shkak të një bombol gazi.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, shkroi në Twitter se një person që “dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin” është arrestuar.