Një person është arrestuar në Rubik me 23 emigrantë në një furgon mallrash të cilët po i transportonte drejt kufirit me destinacion final vendet e BE-së. I arrestuari është Erton Krasniqi 32-vjeton Krasniqi 32-vjeç. Ai u kishte marrë nga 500 euro emigrantëve. “Transportonte me një furgon mallrash, 23 emigrantë, kundrejt 500 eurove/person, për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë në Rrubik, dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të shërbimeve të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës ” Milot – Morinë” dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë e Komisariatit të Policisë Mirditë, për të parandaluar dhe për të goditur dhënien ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalimin e paligjshëm të kufirit, të mbështetur nga inteligjenca informative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjali”.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e policisë, në autostraden ” Milot – Morinë”, në vendin e quajtur Rrubik, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip furgon i mbyllur, i përshtatshëm për transport mallrash, me drejtues shtetasin Erton Krasniqi. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në këtë automjet janë gjetur 23 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 32-vjeçari po i transportonte kundrejt 500 eurove/person, drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit” deklaron policia.