200 milionë euro në sezon për një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2025. Ronaldo firmosi me Al Nassr në Arabi duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e futbollit. Pas prezantimit, ylli portugez është shprehur se e bindi vizioni i klubit për të firmosur.
“Mezi pres të provoj një ligë të re futbolli në një vend të ri. Vizioni i Al Nassr më stimulon shumë dhe jam i emocionuar që po bashkohem me shokët e mi të rinj të skuadrës në përpjekje për të ndihmuar klubin të arrijë më shumë sukses”, tha Ronaldo.
Tifozët e klubit arab janë trefishuar në rrjetet sociale dhe kjo për efekt të Ronaldos. Në dyqanet e skuadrës tifozët janë dyndur për të blerë fanella me numrin 7 dhe emrin e sulmuesit.
Pasi të mbyllë kontratën, Ronaldo do jetë një nga ambasadorët e Arabisë Saudite për kandidaturën në FIFA, me qëllim për të fituar të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës 2030 në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Greqi.