-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina futet në “fazën e re” të politikës kundër COVID-it

Kryesoret

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, më 31 dhjetor bëri thirrje për më shumë përpjekje dhe unitet, teksa shteti po hyn “në fazën e re” të politikës kundër pandemisë COVID-19.

Këto ishin deklaratat e para të tij që kur Qeveria kineze ndryshoi politikën kundër pandemisë tri javë më parë, duke lehtësuar masat e ashpra që shteti kishte pasur në fuqi.

Gjatë një fjalimi televiziv për Vitin e Ri, Xi tha se Kina ka tejkaluar vështirësi dhe sfida të paprecedentë gjatë luftës kundër sëmundjes COVID-19 dhe se politikat e saj ishin “optimiste” kur situata dhe koha i kërkonte.

“Që nga shpërthimi i epidemisë … shumica e kuadrove dhe masave, veçmas personeli mjekësor, punëtorët esencialë u përballën me vështirësi dhe qëndruan me guxim”, tha Xi.

“Aktualisht, parandalimi dhe kontrolli i pandemisë po hyn në fazë të re. Ende është një kohë sfiduese, të gjithë po punojnë shumë. Por, le të punojmë më shumë sepse qëndresa do të thotë fitore, uniteti do të thotë fitore”, tha ai.

Pekini më herët gjatë këtij muaji hoqi politikën e ashpër të quajtur “Zero-COVID”, që bazohej në testime masive, qendra të karantinimit dhe izolime – masa që ishin në fuqi për pothuajse tre vjet.

Ky ndryshim i politikës çoi në një valë të re të infektimeve, duke shkaktuar rënie të aktivitetit politik. Shtetet perëndimore u shqetësuan nga rritja e infektimeve në Kinë dhe Britania dhe Franca janë shtetet e fundit që kanë vendosur masa për udhëtarët nga Kina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit