Në disa vende pema vërtet duket më bukur, por nuk është vendi i sigurt
Imagjinoni një skenë idilike feste si nga përralla më e bukur, ajo duhet të ketë një pemë të madhe, të pasur, tërheqëse festive, e cila në shumicën e rasteve vendoset pranë oxhakut me një zjarr të ndezur.
Në realitet – vendosja e pemës festive pranë një burimi të fortë nxehtësie dhe zjarri nuk është një ide shumë e zgjuar.
Prandaj, ekspertët theksojnë se nuk duhet vendosur edhe në disa vende të tjera.
Ekspertët sugjerojnë që pemën, pa marrë parasysh a është fjala për pemën artificiale apo për atë natyrale, së paku largojeni një metër nga cilado pajisje e ngrohjes, koftorit, radiatorit apo stufës.
Sa më e gjatë të jetë pema në hapësirë dhe afër burimit të fortë të nxehtësisë, ka gjasa më të mëdha që të digjet.
Ndezja e një peme artificiale të fundvitit mbart gjithashtu rrezikun e përhapjes së komponimeve të rrezikshme si rezultat i djegies së plastikës dhe materialeve të tjera, ndaj mos e vendosni pranë qirinjve të ndezur.
Ndriçimi i përdorur për dekorim është shpesh i gabuar, dhe dekorimet e ndezura dhe qirinjtë dekorativë lihen pa mbikëqyrje pranë pemës së Vitit të Ri.