-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brataj: Alkooli dhe fishekzjarrët, dy rreziqet për shqiptarët në ndërrimin e viteve

Kryesoret

Përveç uniformave blu dhe bluzat e bardha do të jenë në gatishmëri në natën e ndërrimit të viteve për shkak të incidenteve që mund të ndodhin, përfshirë këtu djegie apo teprim me alkoolin.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj thotë se janë marrë masa në prani të ambulancave në rast se do të duhet, por i këshillon qytetarët të bëjnë kujdes që nga përdorimi i fishekzjarrëve të cilat edhe pse janë reduktuar janë të pashmangshme.

“Tymi i tyre bën alergji tek fëmijët tek ata me probleme respiratore, por kujdes nga djegia, mos i drejtoni nga dritaret e ballkoneve”, tha Brataj.

Por gjatë natës së ndërrimit të viteve konsumohet shumë alkool dhe Brataj ka një këshillë për të gjithë, të paktën të mos drejtojnë makinën duke shmangur aksidentet.

“E mira është ta drejtojë dikush që nuk ka konsumuar alkool ose të presim deri sa të zbardhet aty ku ka festuar. Gëzuar për të gjithë shqiptarët një vit sa më i mbarë!”, tha Brataj për Top Channel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit