-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maskat çaktivizojnë sistemin e alarmit dhe i vënë flakën kapanonit me makina luksoze në Elbasan, shkrumbohen disa prej tyre!

Kryesoret

Gjatë natës së fundit, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Peni” në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit.

Nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze. Kapanoni  ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera mjaft cilësore dhe me sistem alarmi të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se ti vinin zjarrin objektit.

Ndërkaq shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë mjaft shpejt duke evituar disi pasojat e  zjarrit. Policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës ku dyshohet se kanë qarkulluar autorët e zjarrvënies.

“Elbasan/Informacion paraprak – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi”, Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.”, njofton Policia e Elbasanit mbi ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit