Një fasoneri është përfshirë nga flakët sonte në Pogradec. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen nr. 2.
Fasoneria është në pronësi të pronarit me inicialet G.G dhe dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes