Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri, që e cilësoi si vitin e ndryshimit referuar procesit zgjedhor të 14 Majit për bashkitë në 2023-shin.
“Në prag të ndërrimit të viteve, kam kënaqësinë që së bashku me këtë ekip të rinjsh nga selia e Partisë së Lirisë, t’ju urojmë gëzuar Vitin e Ri, 2023, vitin e ndryshimit” tha ai.