Pele ndërroi jetë pasditen e së enjtes, në 29 dhjetor, pas betejës me kancerin. Orët e fundit të jetës i kaloi me të gjithë familjarët pranë, përveç nënës së tij, 100-vjeçares Celeste, e cila ende nuk e di që djali i saj nuk është më.
Lajmin e bën të ditur ESPN Brasil, që ka si burim motrën e legjendës Pele.
“Zonja Celeste nuk e di ende. Ajo është mirë, por është në botën e saj. I thoja më parë që ai nuk është mirë, duhet të lutemi për të. Më shikon, por nuk është e ndërgjegjshme”, tregon Maria Lúcia do Nascimento, motra e Pele.
Para disa javësh, Zonja Celeste mbushi 100 vjeç. Në vitin 2020 humbi djalin tjetër të saj, Zoca, ndërsa këtë javë Pelenë. Maria Lucia është fëmija i vetëm që i ka mbetur.