-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2023 “do t’i zgjojë” kroatët me monedhën euro dhe në zonën Shengen

Kryesoret

2023 do të shënojë një fillim të ri për Kroacinë, në datën 1 do të fillojë përdorimi i monedhës euro si dhe do të bëhet pjesë e zonës Shengen.

Nga e diela, vendi do t’i bashkohet komunitetin prej 347 milionë evropianësh që përdorin monedhën euro, tha von der Leyen në një deklaratë.

“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i lidhjes së saj të thellë me BE dhe një moment simbolik për zonën e euros në tërësi. Është një moment krenarie për BE-në, Kroacinë dhe qytetarët e saj.”

Kuna Kroate dhe Euro do të bashkëjetojnë për një periudhë të shkurtër prej vetëm 14 ditësh.

“Është mirë të keni para në dorë sepse sistemi bankar do të jetë në tranzicion gjatë fundjavës,” paralajmëroi Boris Vujçiç, guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate.
Kroacia do të bëhet gjithashtu vendi i parë që do t’i bashkohet zonës Shengen në 11 vjet.

Kjo do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë lirshëm midis saj dhe vendeve anëtare të BE-së pa kontrolle kufitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit