Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.