-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa që theu rregullat, nga dorëheqja deri te kërkesa e faljes për abuzimet nga klerikët

Kryesoret

Jozef Ratzinger, Papa Benedikti XVI, ka vdekur në moshën 95-vjeçare. Benedikti, i cili ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij, në vend që të mbante detyrën përgjithmonë.

Ai kishte jetuar në Vatikan për gati 10 vjet, në manastirin Mater Ecclesiae, ku kishte dalë në pension disa muaj pasi kishte hequr dorë nga posti i papës. Ai jetoi së bashku me sekretarin e tij privat, Kryepeshkopin Georg Gänswein dhe me gra laike të shenjtëruar që e ndihmonin në jetën e tij të përditshme. Si Imzot Gänswein ashtu edhe vetë Papa Françesku, përpara Krishtlindjeve, e kishin përshkruar Benediktin XVI si një person të kthjellët dhe shumë të gjallë.

I lindur në Bavari të Shtunën e Madhe të 16 Prillit 1927, ishte djali i një komisar xhandarmërie. E ëma ishte e bija e artizanëve që para se të martoheshin kishte punuar si kuzhiniere. Ai u bë profesor në Universitetin e Bonit në vitin 1959 dhe leksioni i tij inaugurues ishte mbi Zotin e Besimit dhe Zotin e Filozofisë. Në vitin 1963 ai u transferua në Universitetin e Münster. Më 15 shkurt 1982, pak më pak se 5 vjet pas emërimit të tij episkopik, ai dha dorëheqjen si kryepeshkop i Mynihut dhe Freising-ut për shkak të dispozitave papale që e thërrisnin të vendosej në Vatikan.

Ratzinger ishte Papa i parë që u kërkoi falje viktimave të abuzimit klerik. Në prill 2019, Benedikti diskutoi krizën e abuzimit seksual në një letër publike, duke pretenduar se ajo ishte shkaktuar pjesërisht nga revolucioni seksual i viteve 1960 dhe liberalizimi i mësimeve morale të kishës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit