Zëvendës drejtori i Policisë, Luigj Vathi ka bërë me dije se janë angazhuar rreth 400 forca policie në kryeqytet për të menaxhuar situatën e fundvitit. PO ashtu ai ka bërë me dije se aksionet paraprake kanë bllokuar fishekzjarrët dhe kapsollat gjë që do të zvogëlojë incidentet në natën e ndërrimit të viteve.
“Drejtoria vendosure e policisë ka gati një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia do të jetë në të gjithë territorin por e fokusuar më shumë në zonën ku do të ketë aktivitete, si koncerti në shesh apo edhe në rrugët Mustafa Matohiti, Blloku etj.
Kemi një risi sa i përket lëndëve piroteknike, nga viti në vit janë në rënie. Nuk kemi konstatuar subjekte që i tregtojnë. Është një risi e mirë”, tha ai për Report TV.